• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

KOSOVA PJESË E PROJEKTEVE EVROPIANE (24.03.2020)

Data e publikimit: 06.04.2020

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në bashkëpunim me Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe mbështetjen e Komunës së Klinës bëjnë të mundur zhvillimin e projektit të EHV (European Heritage Volunteers) në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Republikën e Kosovës. Kjo është një mundësi e mirë pjesëmarrjeje për studentë të arkeologjisë, historisë së artit, trashëgimisë, arkitekturës si dhe profesionistë të rinj e entuziastë të arkeologjisë së periudhës romake që duan të bëhen pjesë e këtij aktivitetit që parashihet të mbahet nga datat 13 - 27 shtator në Dresnik të Komunës së Klinës. Në kuadër të Projektit P14/2020 do të realizohen gërmime arkeologjike në pjesën ku janë hasur rrënojat e një strukture monumentale si dhe konzervimi i mozaikut polikromatik në Pallatin 1, pjesë e të cilit është edhe Aula. Ky aktivitet paraqet një mundësi të mirë që trashëgimia kulturore e Republikës së Kosovës të prezentohet dhe promovohet përmes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës në këtë projekt vullnetar. Po ashtu, këto aktivitete mundësojnë njohjen e praktikave më të mira në konservim dhe menaxhim të monumenteve të trashëgimisë kulturore. KKTK edhe më tutje do të angazhohet në përafrimin e Republikës së Kosovës me organizata dhe institucione ndërkombëtare me qëllim të promovimit, prezantimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore që ka vendi ynë, si pasuri e përbashkët për gjithë njerëzimin.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2020