Xhamia e Hadum Agës
Xhamia e Hadum Agës është pjesë integrale e tërësisë urbanistike “Çarshia e madhe” – Gjakovë, përkatësisht gjendet në bërthamën e saj dhe është ndërtuar në vitin 1594-1595, nga Hadum Sylejmon Efendija – Hadum Aga. Ky objekt ka shërbyer si objekt sakral (xhami), ndërsa në kompleksin e vet gjendet edhe mejtepi që ka kryer funksiononin e...
Shtëpi banimi (ish Akademia e Shkencave dhe Arteve)
Shtëpia daton që nga shek. XIX dhe paraqet shembull të rrallë të arkitekturës së vjetër qytetare të banimit. Të dhënat flasin se shtëpia ishte njëra prej bujtinave të shumta në Prishtinë. Ishte pronë e Tefik Rushit Mirashit dhe e familjes Domaniku. Gjatë viteve 1964-1965 për shkak të dëmtimeve të mëdha objekti në tërësi është rikonstruktuar...
Manastiri i Graçanicës
Gjendet në qendër të Graçanicës. Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjëreshës Mari, e cila ishte ndërtuar në themelet e një bazilike të hershme krishtere të shek. VI. Restaurimi më i madh në manastir është bërë nga fundi i shek. XVI, ku të gjitha hapjet në narteksin e jashtëm...
Manastiri i Deçanit
Manastiri Deçanit është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV. Bazuar në mbishkrimin e gravuar mbi arkitraun e portikut jugor në narteksin (hajatin) e kishës ajo është ndërtuar në periudhën 1327-1335. Manastiri i Deçanit gjendët në perëndim të Kosovës, në Komunën e Deçanit, në luginën e lumit Lumbardhë. Kisha së bashku me kupolën është...
Patrikana e Pejës
Patrikana e Pejës është e vendosur në hyrje të grykës së Rugovës afër Pejës. Tempulli i Shenjtë Apostujve u ndërtua nga Kryepeshkopi Arsenije në dekadën e tretë të shekullit XIII. Gjatë shekullit XIV, modifikime të vogla janë bërë në Kishën e Apostujve të Shenjtë, kështu që disa pjesë janë dekoruar më vonë. Patriarkët dhe kryepeshkopët...
Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda
Municipium Ulpiana – Justiniana Secunda gjendet rreth 12 km në jug-lindje të Prishtinës, është njëra nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë. Gjatë periudhës romake, Ulpiana ishte njëra nga nyjet kryesore komunikuese në mes të Konstandinopojës dhe Romës. Pranë qytetit antik bëhej kryqëzimi i rrugëve që lidhte detin Adriatik me detin Egje. Rrugët më...
Kulla e Haxhi Zekës në Leshan
Kulla e Haxhi Zekës në Leshan të Pejës është ndërtuar nga rilindësi i shquar Haxhi Zeka në gjysmën e dytë të shekullit XIX, dhe ka shërbyer për nevoja familjare. Kulla ka dy kate (P+2) ku gërshetohen elementet e arkitekturës qytetare me atë fshatare. Kjo sintezë e elementeve arkitektonike vërehet si në eksterier, ashtu edhe në...
KISHA DHE SHKOLLA FILLORE NË GJUHËN SHQIPE NË STUBËLL TË EPËRME
Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë – Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Stubëll e Epërme, komuna e Vitisë. Historiku i saj është më i hershëm sesa koha e emërtimit të saj dhe pikërisht është fjala për Kolegjin e Shën Lukës, i cili kishte filluar punën qysh në vitin 1584. Shkolla shqipe ka funksionuar...