Marrëveshja e nënshkruar nga Artan Krasniqi, kryetar i KKTK-së dhe Mimoza Haxhija Jedrashi, kryetare e OARK-së paraqet një kornizë të përbashkët për mbrojtjen, ruajtjen, vlerësimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Në veçanti, ajo thekson nevojën e përfshirjes së ekspertizës profesionale të arkitektëve në proceset e vlerësimit të trashëgimisë kulturore.
KKTK mbetet e përkushtuar që, përmes bashkëpunimit me profesionistë dhe institucione relevante, të avancojë standardet e vlerësimit, mbrojtjes dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës.