28.10.2025
Trashëgimia kulturore e luajtshme nënkupton artefaktet arkeologjike,objektet etnografike dhe të kultit,veprat e artit,dorëshkrimet,veprat dhe koleksionet me vlerë kulturore,historike,artistike, arkeologjike,etnologjike,shkencore ose dokumentare,me rëndësi për historinë e shkencës dhe teknologjisë,si dhe me vlera kulturore.
Këto objekte përbëjnë dëshmi të rëndësishme të së kaluarës dhe të zhvillimit të shoqërisë, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës, identitetit dhe vlerave kulturore.