• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të KKTK dhe AShSh

Data e publikimit: 02.10.2019

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkruan në Tiranë, më datë 01.10.2019, marrëveshje bashkëpunimi me qëllim rritjen e kontributit akademik në procesin e vlerësimit, shpalljes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore si dhe avancimin e mendimit dhe studimeve shkencore tematike. Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryetari i ASH, Akademik Vasil S. Tole dhe Isuf Koci, udhëheqës ekzekutiv i KKTK. Të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë ishin kryetari i ASH akad. Skënder Gjinushi, akad. Floresha Dado, kryetarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, si dhe ekspertë të fushës në trashëgimi kulturore, akad. Emin Riza, akad. Muzafer Korkuti, akad. Apollon Baçe dhe prof. as dr. Nebi Bardhoshi (Akademia e të Rinjve) si dhe Kreshnik Bajraktari, udhëheqës i divizionit të trashëgimisë jomateriale, Betim Elezi, zyrtar i lartë për trashëgimi shpirtërore dhe Argjenda Kojqini, zyrtare e lartë për trashëgimi arkitekturale. Me këtë rast, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhuroi për bibliotekën e KKTK rreth 150 tituj librash të fushave të ndryshme, botime të saj. Të dy institucionet u dakorduan të bashkëpunojnë edhe për realizimin e kërkimeve, studimeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe organizimin e konferencave shkencore, tryezave dhe takimeve të ndryshme me interes për trashëgiminë kulturore.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024