• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno Nasleđe
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Ftesë 05.06.2019

Data e publikimit: 13.06.2019

Me datë 06.06.2019 ora 13:00 Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizojnë sesion informues, për mundësinë e pjesëmarrjes në trajnime dhe projekte vullnetare për trashëgimi kulturore, të organizuara nga European Heritage Volunteers dhe mbështetur nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. KKTK, fton gjithë studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti Arkitekturë dhe Fakultetit Filozofik, Departamenti Antropologji Kulturore dhe Arkeologji, si dhe Departamenti i Historisë , të marrin pjesë në sesionin informues i cili do të organizohet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës. Ligjerues do të jetë edhe Drejtori Ekzekutiv i EHV, Bert Ludwig. Ju mirëpresim.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024