Data e publikimit: 30.04.2025
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore po përcjell me shqetësim dhe me vëmendje të veçantë zhvillimet rreth punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. KKTK u bën thirrje institucioneve që të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të dalë nga ky ngërç. KKTK thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikave zhvillimore të qytetit, dhe se rregullimi dhe transformimi i hapësirave publike nuk duhet ta tjetersojë identitetin dhe funksionalitetin e tyre. Po ashtu, KKTK-ja pret nga institucionet që të jenë shembull i respektimit të Ligjit për Trashëgimi Kulturore.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2025