• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore vazhdon bashkëpunimin me World Heritage USA (US National Committee of ICOMOS)

Data e publikimit: 17.07.2024

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore vazhdon edhe këtë vit bashkëpunimin me World Heritage USA( US National Committee of ICOMOS) për Rivlerësimin, Rishikimin e Qendrës Historike të Prizrenit me të gjitha elementet e saj, sipas Ligjit Nr.04/L-066 për Qendrën Historike të Prizrenit. Znj.Sarah Tucci, e përzgjedhur nga World Heritage USA (US National Committee of ICOMOS) së bashku me zyrtarët profesionalë të KKTK-së kanë filluar punët në projektin e vlerësimit të Qendrës Historike të Prizrenit, ndarjen zonale sipas Planit të Konservimit si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërkombëtar. International Exchange Program është program bashkëpunimi i World Heritage USA (US NC ICOMOS) përmes të cilit me partnerë të trashëgimisë kulturore anembanë botës ofrohen mundësi trajnimi praktike për profesionistët e rinj të trashëgimisë kulturore. Sivjet, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore si institucion mikpritës, ka mundësuar znj. Sarah Tucci kryrjen e praktikës profesionale për 10 javë në KKTK. Përmes këtij bashkëpunimi znj. Tucci do të kontribuoj edhe në çështje të tjera me rëndësi në fushën e trashëgimisë kulturore, meqë kualifikimi i saj akademik vie nga kjo fushë.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024