• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

VIZITË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË, TEKNOLOGJI, KULTURË, RINI, SPORTE, INOVACION DHE NDËRMARRËSI NË KËSHILLIN E KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE (Prishtinë, 15.02.2019)

Data e publikimit: 14.05.2019

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, i kryesuar nga kryetari, Ismajl Kurteshi dhe anëtaret e tjerë, Teuta Haxhiu, Luljeta Veselaj - Gutaj, Driton Çaushi zhvilloj vizitë në Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore ( KKTK). Në këtë takim u diskutuan çështje me interes për trashëgiminë kulturore të vendit. Fillimisht, udhëheqësi ekzekutiv i KKTK, Isuf Koci paraqiti punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni. Në këtë takim u diskutua raporti që KKTK ka prezantuar në dhjetor 2018, me të cilin është bërë vlerësimi i gjendjes së trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës. Komisioni u njoftua se MKRS nuk dorëzon projektet në KKTK për vlerësim, në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore, duke ndikuar kështu në degradimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore. Gjithashtu u prezentua platforma elektronike për aplikim në mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë kulturore, duke theksuar rëndësinë e saj si proces transparent dhe informues për publikun. Më pastaj, anëtarët e Komisionit dhe KKTK shtjelluan edhe tema tjera të rëndësishme për zhvillimet institucionale dhe të përgjithshme. Anëtarët e Komisionit shprehën vullnetin dhe gatishëmrinë e tyre për të përkrahur KKTK-në në përmbushjen e detyrave ligjore dhe arritjen e objektivave programore për vitin 2019. Në fund, ata u dakorduan për veprime konkrete lidhur me çështje me interes të trashëgimisë kulturore.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024