• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore miratoi shpalljen e pesë aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Data e publikimit: 29.12.2022

Pas një periudhe disamujore të shqyrtimit profesional të dosjeve nga Bordi dhe zyrtarët profesionalë të KKTK-së në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, znj.Zanita Halimi, të mbajtur më dt.27.12.2022, anëtarët e Bordit me votim unanim miratuan propozimet për shpallje në mbrojtje të përhershme të këtyre aseteve: 1. Hamami i Madh në Prishtinë, 2. Varrezat hebraike (Velani) në Prishtinë, 3. Shkolla e muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, 4. Atik Xhamia në Gjilan dhe 5. Ish-hotel "Jadran" në Mitrovicë. Gjatë muajve në vijim pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të tjera të trashëgimisë kulturore. Me këtë rast KKTK, falemnderon MKRS-në dhe zyrtarët profesionalë të trashëgimisë kulturore nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Qendrat Rajonale për Trashëgimi Kulturore për bashkëpunimin e tyre gjatë këtij procesi.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024