Data e publikimit: 13.09.2022
Më 12 shtator 2022, filloi trajnimi ndërkombëtar "Konservimi i mozaikut romak" në Parkun Arkeologjik -ULPIANA- Archaeological Park. Pjesëmarrës në këtë trajnim dyjavor janë 11 studentë dhe profesionistë nga këto shtete: Australia, Bangladeshi, Finlanda, Franca, Holanda, Italia, Gjermania, Kosova, Shqipëria, Romania. Ky aktivitet ofron mundësi që pjesëmarrësit të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe kulturën e vendit në përgjithësi. Trajnimi është bashkë-organizim i Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Ministria e Kulturës/ Instituti Arkeologjik i Kosovës në partneritet me European Heritage Volunteers.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024