• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore miratoi shpalljen e trembëdhjetë (13) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sport

Data e publikimit: 20.11.2023

Në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, znj.Zanita Halimi, anëtarët e Bordit me votim miratuan propozimet për shpallje në mbrojtje të përhershme të këtyre aseteve të trashëgimisë kulturore: 1. Shtëpia Muze e Ukshin Hotit, Krushë e Madhe, Rahovec, nr.unik TKRKS1A050, 2. Kulla e Rexhë Gashi, Abri e Poshtme, Komuna e Skenderaj nr.unik TKRKS1A051, 3. Xhamia e Trepçës, Komuna e Mitrovicës, nr.unik TKRKS1A052, 4. Qendra Historike e Prizrenit, Peizazh Kulturor, nr.unik TKRKS1A053, 5. Ambulanta e Vjetër - Shtëpia e Xhafer Devës, Mitrovicë, nr.unik TKRKS1A054, 6.Hamami i Qytetit, Mitrovicë nr.unik TKRKS1A055, 7. Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut, Gjakovë nr.unik TKRKS1A056, 8. Kulla e Hysni Koshit, Gjakovë nr. unik TKRKS1A057, 9. Kisha Katolike Shën Antoni, Komuna e Gjakovës nr.unik TKRKS1A058, 10. Shtëpia e Mazllum Zherkës, Komuna e Gjakovës, nr.unik TKRKS1A059, 11. Kulla e Ali Gecit, Llukë e Ulët, Komuna e Deçanit, nr. unik TKRKS1A060, 12. Bajrakli Xhamia, Pejë, nr.unik TKRKS1A061 dhe 13. Bazilika Shën Pjetri, Mitrovicë, nr.unik TKRKS2A011, nga trashëgimia arkeologjike. Pra, dymbëdhjetë (12) asete në mbrojtje të përhershme nga kategoria e trashëgimisë kulturore arkitekturale dhe një (1) i trashëgimisë kulturore arkeologjike. Me këto numri i aseteve të trashëgimisë kulturore që gëzojnë statusin e Mbrojtjes së Përhershme shkon në 72 në Republikën e Kosovës.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024