Datum objavljivanja: 24.06.2019
Në kuadër të aktiviteteve që janë duke u zhvilluar nga Katedra e UNESCO-s në Universitetin e Gjenevës, sot u zhvillua një takim i rëndësishëm më znj. Irina Bokova, ish drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s. Në takim me znj. Bokova, ish drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s morën pjesë, Isuf Koci dhe Kreshnik Bajraktari nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ky takim ishte një mundësi e veçantë dhe me interes duke marrë parasysh proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. Znj. Irina Bokova u njoftua me progresin që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore, përpjekjet për anëtarësim në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe me sfidat që ka hasur. Gjithashtu, znj. Bukova u informua se Republika e Kosovës ka ligje afirmative të cilat garantojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024