Datum objavljivanja: 13.06.2019
Sot në Tirane përfaqësuesit e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) zhvilluan një vizite zyrtare në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) së Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast u diskutuan tema me interes të përbashkët për trashëgiminë kulturore. KKTK, falënderon drejtoren znj. Arta Dollani dhe stafin e saj për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Po ashtu KKTK falënderon IMK për dhurimin e një serie titujsh të revistës "Monumentet" dhe botimesh tjera për bibliotekën tonë.
Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024