• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno Nasleđe
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”31.05.2019

Data e publikimit: 13.06.2019

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore KKTK, sot me datë 31.05.2019, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes të cilës do të ju mundësohet studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti Arkitekturë dhe Fakulteti Filozofik, Departamenti Antropologji Kulturore dhe Arkeologji si dhe Departamenti i Historisë, pjesëmarrja në trajnime dhe projekte vullnetare për trashëgimi kulturore, të cilat organizohen nga European Heritage Volunteers në tërë Evropën. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rektori, Prof. dr. Marjan DEMA dhe Udhëheqësi Ekzekutiv i KKTK z. Isuf KOCI. KKTK mbetet e përkushtuar që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për avancimin dhe përgatitjen e kuadrove në fushën e trashëgimisë kulturore.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024