Datum objavljivanja: 31.10.2024
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur sot më datë 30.10.2024, votoi për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore me 61 vota "Pro", asnjë "Kundër", asnjë abstenim. Ata janë Artan Krasniqi, Fahri Sheqiri, Besarta Reçica, Esin Salla, Zanita Halimi, Arianit Buqinca dhe Sladjana Boskovic", tha kryetari i Kuvendit z.Glauk Konjufca. Me këtë rast kyeparlamentari i uroi anëtarët e rinj duke iu dëshiruar suksese në mandatin e tyre trevjeçar.
Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024