Datum objavljivanja: 14.05.2019
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot organizoj punëtorinë "Mbrojtja e përkohshme si masë paraprake në procesin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore". Në këtë punëtori ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të trashëgimisë kulturore të Republikës se Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e përshëndeti edhe Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi z. Ismajl Kurteshi. Z. Kurteshi, kërkoj nga institucionet e Republikës së Kosovës që ti kushtohet rëndësi e veçante ruajtjes së trashëgimisë kulturore e cila nuk është në nivel të kënaqshëm. Z. Kushteshi, u zotua se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi do të angazhohen maksimalisht në përkrahjen e të gjitha projekteve të KKTK dhe Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS. Përfaqësuesi nga Maqedonia e Veriut z. Afet Jashari, përgëzoj KKTK për iniciativën e marre për bashkëpunimin me fqinjët në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore te të gjithë popujve të rajonit tonë. Pasi që trashëgimia kulturore është ambasador, ne do t’ju tregojmë botës se institucionet e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut, Republikës se Kosovës dhe Shqipërisë janë të përgatitura për të bashkëpunuar në të mirë të mbrojtjes se trashëgimisë kulturore. Jam besimplotë se ky aktivitet do shërbej për forcimin e bashkëpunimit tashmë të ngritur në mes të institucioneve tona nëpërmjet kalendarëve kulturore si dhe krijimin e urave të reja të komunikimit në nivele specialistësh, të cilët merren direkt me fushën e trashëgimisë kulturore, theksoj Drejtoresha e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, znj. Konzeta Angjeliu. Mbrojtja e përkohshme si masë paraprake në procesin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore është titull shumë i qëlluar i kësaj punëtorie, i cili sot ka mbledh specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore, tha Drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKSR znj. Vjollca Aliu, duke falënderuar KKTK për këtë organizim. Përfaqësuesit të institucioneve të trashëgimisë kulturore shkëmbyen informacione dhe përvojat nga shtete prej nga vinë si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve që kemi në fushën e trashëgimisë kulturore. Pas punëtorisë u realizua vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës dhe në Manastirin e Graçanicës.
Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024