Datum objavljivanja: 14.05.2019
Udhëheqësi Ekzekutiv z.Isuf Koci, zhvilloj takim me Ambasadorin e OSBE-së z.Jan Braathu. Në kuadër të këtij takimi u bisedua për mundësin e bashkëpunimit për çeshtjete që lidhen më zonat e veçanta të mbrojtura të trashëgimisë kulturore dhe mos respektimin e ligjeve të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës. z. Koci, falënderoj ambasadorin z. Braathu, për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë OSBE për Kosovën , në veçanti Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ambasadori u njoftua për sfidat që është duke kaluar trashëgimia kulturore e Kosovës si dhe reformat në administraten shetetërore dhe të agjencive të pavarura. Ambasadori z. Braathu, shprehu përkushtimin e tij për të ndihmuar Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore si institucion mjaft i rëndësishëm për trashëgimin kulturore në Kosovë.
Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024