• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno Nasleđe
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage ©

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot më datë 16.02.2024, miratoi shpalljen e njëmbëdhjetë (11) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme

Datum objavljivanja: 16.02.2024

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot më datë 16.02.2024, miratoi shpalljen e njëmbëdhjetë (11) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Bordi i KKTK-së në mbledhjen e sotme festive votoi për aprovimin e këtyre 11 aseteve të trashëgimisë kulturore: Arkeologji - Tuma ilire Shpenadi, - Tuma ilire Gjinoc, - Vendbanimi shumështresor Topanicë, - Vendbanimi parahistorik i Hisarit, dhe Asete të trashëgimisë kulturore arkitekturale: - Muzeu Arkeologjik dhe Sahat Kulla, - Shtëpia e familjes Pomaku, - Kroi i Beledijes, - Shtëpia e Adem Aga Gjonit, - Shtëpia e Zekerija Sokolit, - Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër Beledije dhe - Kompleksi i Sarajit të Vjetër. Aktualisht, statusin e Mbrojtjes së Përhershme të Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës e gëzojnë 83 asete të kategorisë arkitekturale, arkeologjike dhe disa peizazhe kulturore. Në këtë 16-vjetor të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, theksojmë se ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe promovimi i saj në funksion të mirëqenies së komunitetit është synim institucional. Gëzuar Dita e Pavarësisë Kosovë!




Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024