• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno Nasleđe
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage ©

Filloi trajnimi ndërkombëtar "Zeja tradicionale e filigranit"

Datum objavljivanja: 28.09.2022

Sot, më 28 shtator 2022, filloi trajnimi ndërkombëtar "Zeja tradicionale e filigranit" në qytetin e Prizrenit. Kursi i trajnimit fokusohet në përvetësimin e teknikave të filigranit për punime artizanale të ndryshme si dhe dokumentimin e punës së mjeshtërve vendas të filigranit. Pjesëmarrës në këtë trajnim janë shtatë studentë dhe profesionistë nga këto shtete: Franca, Gjermania, Kosova, India, Egjipti dhe Spanja. Dita e parë e aktivitetit filloi me prezantimin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore nga përfaqësuesit, z. Kreshnik Bajraktari, zv.drejtor ekzekutiv dhe znj.Argjenda Kojqini, zyrtare e lartë për trashëgimi arkitekturale, të cilët folën për rolin dhe profilin institucional, veprimtarinë e KKTK-së si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me EHV-në me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Për të vazhduar me vizitën në Muzeun Arkeologjik të qyteti të Prizrenit, ku u mirëpritëm nga arkeologu, z. Vesel Hoxhaj. Në fund studentët pjesëmarrës patën rastin të njohin më shumë trashëgiminë kulturore të Prizrenit me një vizitë të organizuar monumenteve kryesore të qytetit. Ky kurs trajnimi është bashkë-organizim i Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në partneritet me European Heritage Volunteers.




Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024