Datum objavljivanja: 23.09.2022
Sot, më 23.09.2022 përfundoi me sukses trajnimi, i bashkë-organizim nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, MKRS-Instituti Arkeologjik në kuadër të programit European Hertiage Volunteers. Me këtë rast, kryetarja e KKTK-së, znj.Zanita Halimi i falënderoj studentët dhe institucionet e përfshira për kontributin e tyre të çmuar në realizimin e këtij trajnimi. Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë certifikata për pjesëmarrësit dhe një doracak arkeologjik. Gjatë dy javëve të kaluara 11 studentë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës patën mundësi të marrin njohuri teorike dhe ushtrojnë teknikat dhe metodat e restaurimit, konservimit të mozaikut nën mbikëqyrjen e instruktorit profesional në Parkun Arkeologjik Ulpiana. Po ashtu, pjesëmarrësit vizituan qytetin historik të Prizrenit duke u njohur me diversitetin e pasur të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës.
Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024