• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno Nasleđe
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage ©

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore miratoi shpalljen e trembëdhjetë (13) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sport

Datum objavljivanja: 31.07.2023

Pas një procesi shqyrtimi profesional të dosjeve nga Bordi dhe zyrtarët profesionalë të KKTK-së në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, znj.Zanita Halimi, të mbajtur më datë 28.07.2023, anëtarët e Bordit me votim miratuan propozimet për shpallje në mbrojtje të përhershme të këtyre aseteve të trashëgimisë kulturore: - Shtëpia e Zekirja Abdullahut, Gjilan - Kisha e Shën Anës, Gjilan - Kisha e Shndërrimit, Partesh - Kompleksi i Ndërtesave: Xhami e Kishë Ortodokse, Ferizaj - Objekti ish Depos Ushtarake Turke, Gjilan - Shtëpia e Haxhi Ahmetit, Gjilan - Teqeja e Sheh Zenel Abedinit, Kamenicë - Xhamia e Koxha Sinan Pashës, Kaçanik - Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit - Kompleksi i Kishës Katolike Zonja Ndihmëtare, Prizren - Kroi i Binbashit, Prizren - Shtëpia e Musa Shehzades, Prizren - Objekti i Kajmekamëllekut, Gjilan Tanimë, 59 asete të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës gëzojnë statusin e Mbrojtjes së Përhershme.




Savet Kosova za Kulturno Nasleđe 2024