• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Miratohet raporti vjetor i punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2018 (Prishtinë, 13.05.2019)

Data e publikimit: 14.05.2019

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 13.05.2019, shqyrtoj raportin vjetor të punës së Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2018. Isuf Koci, Udhëheqës Ekzekutiv prezantojë para Komisionit aktivitetet dhe detyrat që ka realizuar KKTK gjatë vitit 2018. Gjithashtu anëtarët e Komisionit u njoftuan edhe më sfidat dhe problemet nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon KKTK, siç është mungesa e anëtarëve të bordit dhe mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, me votat e të gjithë anëtarëve prezent miratoj raportin e punës së KKTK-së për vitin 2018.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024