Data e publikimit: 09.06.2023
Pas një procesi shqyrtimi profesional të dosjeve nga Bordi dhe zyrtarët profesionalë të KKTK-së në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, znj.Zanita Halimi, të mbajtur më datë 09.06.2023, anëtarët e Bordit me votim miratuan propozimet për shpallje në mbrojtje të përhershme të këtyre aseteve: 1. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë 2. Bibloteka "Hivzi Sylejmani"- Prishtinë 3. Kulla e Sahatit - Prishtinë 4. Muzeu Kombëtar i Kosovës - Prishtinë 5. Shtëpi banimi e familjes së Hynilerëve - Prishtinë 6. Xhamia e Çarshisë - Prishtinë 7. Xhamia e Jashar Pashës - Prishtinë 8. Kino Lumbardhi - Prizren 9. Kërëk xhamia - Namazxhah - Prizren 10. Kompleks banimi i familjes Hadro- Prizren 11. Shtëpia e Muhamer Shabanit - Përlepnicë, Gjilan 12. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” Prekaz - Skenderaj 13. Hamami i Vjetër - Vushtrri 14. Kompleksi i Kullës së Isë Boletinit - Zveçan 15. Konaku i Tahir Beut - Pejë 16. Konaku i Kasapollëve - Pejë 17. Kulla e Sahatit - Rahovec 18. Lokaliteti Arkeologjik “Vendenis” në Gllamnik - Podujevë. Prej sot, 46 asete të trashëgimisë kulturore arkeologjike dhe arkitekturore kanë mbrojtje të përhershme.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024