• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno Nasleđe
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, prezantoj raportin “Vlerësimi i aseteve në mbrojtje të përhershme të shpallura në vitin 201

Data e publikimit: 21.04.2023

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, prezantoj raportin “Vlerësimi i aseteve në mbrojtje të përhershme të shpallura në vitin 2016”. Kryetarja e Bordit, znj. Zanita Halimi në hapje të prezantimit i përshëndeti pjesëmarrësit dhe tha se ky raport i vlerësimit të aseteve të shpallura në mbrojtje të përhershme është i pari i këtij lloji që realizohet nga KKTK apo ndonjë institucion tjetër. Kryetarja e KKTK tha se raporti është hartuar sipas metodologjisë gjithëpërfshirëse profesionale i bazuar në indikatorët specifik dhe faktorët rreziku për çdo aset të vlerësuar. Znj. Halimi theksoj se qëllimi primar i raportit është që në bazë të vlerësimit të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme të shpallura në vitin 2016, të jepen rekomandimet që do të shërbejnë si masa adekuate për adresimin e nevojave prioritare për asetet e trashëgimisë kulturore. Znj. Halimi tha se bazuar edhe në mandatin e KKTK-së të caktuar me Ligjin për Trashëgimi Kulturore, ky raport synon të identifikoj masat e domosdoshme të mbështetjes financiare për trashëgimi kulturore. Znj. Halimi theksoj se objektivi i vlerësimit të këtij raporti janë asetete e shpallura në mbrojtje të përhershme në vitin 2016, të kategorive kulturore arkeologjike dhe arkitekturore, dhe është bazuar në mbledhjen e të dhënave nga zyrtarët profesional të KKTK-së, dokumentacionit të disponueshëm në mënyrë kronologjike dhe krahasuese. Me këtë rast janë përdorë formularë janë realizuar intervista me përgjegjësit dhe zyrtarët e Qendrave Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Instituti Arkeologjik të Kosovës. Mirëseardhje të pranishmëve iu uroj edhe Kreshnik Bajraktari, zv. udhëheqës ekzekutiv. Z.Bajraktari tha se metodologjia e hartimit të raporteve përfshinë, formularin e vlerësimit, vizitat dhe takimet në terren, inspektimin e gjendjes fizike të aseteve , fotodokumentimin e aseteve, intervistat dhe komunikimi me përgjegjës, pyetësorët e detajuar, dhe nxjerrjen e indikatorëve të vlerësimit. Më tutje u prezantuan pjesët më të rëndësishme nga raporti i vlerësimit teknik të 23 aseteve në mbrojtje të përhershme. Në veçanti u theksua, se përkundër kërkesave institucionale dërguar Kishës ortodokse serbe, për katër asetet në mbrojtje në menaxhim të saj, deri më sot nuk është marrë ndonjë përgjigje për krijimin e qasjes me qëllim vlerësimin e tyre. Në fund u prezantuan edhe rekomandimet e Raportit “Vlerësimi i aseteve në mbrojtje të përhershme të shpallura në vitin 2016”, si mëposhtë: Hartimi i planit të menaxhimit, konservimi-restaurimi, ndarja e rregullt e buxhetit- mbështetja e nevojshme financiare, shpronësimi i aseteve sipas ligjit, përmirësimi i infrastrukturës, botimi i rezultateve, promovimi i aseteve të trashëgimisë kulturore, respektimi i legjislacionit për subvencionimin lirimi nga tatimi në pronë etj, shenjëzimi i aseteve dhe rishikimi i perimetrit dhe zonës mbrojtëse të aseteve sipas Rregullores 01/2022.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024