Published Date: 12.11.2024
Sot me datë 11 nëntor 2024, u mbajt mbledhja e parë e Bordit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës me datë 30 tetor 2024. Në këtë mbledhje kryetar i ri i KKTK-së u zgjodh z.Artan Krasniqi. Anëtarët e bordit diskutuan në përgjithësi për rëndësinë e bashkëpunimeve institucionale, planet e punës dhe sfidat për mandatin e ardhshëm të KKTK-së. Diskutimet u përqendruan në disa fusha prioritare që do të kontrubuonin në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e trashëgimisë kulturore, legjislacionin dhe rregulloret, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe çështje të tjera.
Kosova Council for the Cultural Heritage © 2024