• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Dhjetë (10) asete tjera të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme

Published Date: 24.05.2024

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot, më datë 23.05.2024 në vazhdim të procesit vlerësues, shqyrtoi dhe miratoi shpalljen e dhjetë (10) aseteve tjera të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme. Në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, Zanita Halimi, anëtarët e Bordit me votim unanim miratuan propozimet për asetet e propozuara nga institucionet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Asetet e trashëgimisë kulturore që i shtohen listës në mbrojtje të përhershme janë: 1. Kulla e Pashk Karadakut 2. Shtëpi banimi e Musli Hoxha 3. Shkolla e parë shqipe - Prishtinë 4. Minarja e Xhamisë së Cërnicës 5. Mulliri i Ndue Sopit - Binçë 6. Xhamia në Meshinë 7. Kulla e Pjetër Prenk Palaj 8. Shkolla e vjetër e fshatit Mushnikovë 9. Gërmadhat e Namazgjahut - Buzez 10. Kompleksi i Xhamisë së Gazi Mehmet Pashës




Kosova Council for the Cultural Heritage © 2024