• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Përfundoi me sukses kursi i trajnimit " Zeja tradicionale e filigranit"

Published Date: 10.10.2022

Përfundoi me sukses kursi i trajnimit " Zeja tradicionale e filigranit" i mbajtur në qytetin e Prizrenit, organizim nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore në kuadër të programit European Hertiage Volunteers. Në ceremoninë përmbyllëse pjesëmarrësit prezantuan punën e bërë gjatë këtij trajnimi si dhe në fund u ndanë certifikatat e pjesëmarrjes. Gjatë dy javëve të kaluara shtatë studentë nga vende të ndryshme të botës patën mundësi të marrin njohuri teorike dhe praktike në lidhje me teknikat tradicionale të filigranit - mjeshtri e kahmotshme dhe pjesë e trashëgimisë jomateriale shpirtërore e vendit tonë. Në javën e parë në disa qytete të Kosovës, pjesëmarrësit zhvilluan vizita në familje të filigranistëve të vjetër të cilët për dekada ende e ushtrojnë zanatin, për të dokumentuar historikun e ushtrimit të kësaj zeje të vjetër me rëndësi për shoqërinë tonë. Java e dytë i'u përkushtua punës praktike në njërën nga punëtoritë e filigranit në qytetin e Prizrenit. Udhëhequr nga mjeshtër vendas me përvojë shumëvjeçare kjo pjesë e kursit u fokusua në marrjen e aftësive bazike në lidhje me punimin e filigranit dhe zbatimin e tyre në praktikë. Në fund të kursit të trajnimit pjesëmarrësit patën mundësi të bënin vetë punime artistike me anë të teknikës së filigranit.




Kosova Council for the Cultural Heritage © 2024