• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve,18 maj 2023, organizoi ligjëratë publike-prezentim.

Data e publikimit: 19.05.2023

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve,18 maj 2023, organizoi ligjëratë publike-prezentim. Me këtë rast folës ishte Teng Chamchumrus, specialist i programit Fulbright i angazhuar në KKTK. Prezentimi i tij me titull: Një mesazh nga Mae Chaem; ndërtimi i një komuniteti të zhvilluar në një botë në ndryshim përmes kulturës dhe edukimit, në qendër kishte përdorimin e kulturës për ndërtimin dhe fuqizimin e përkatësisë dhe si një mjet për ndërgjegjësimin e të rinjëve dhe aktivizmin e komunitetit. Në këtë aktivitet, KKTK ka bërë bashkë audienca të fushave dhe sektorëve të ndryshëm të cilët vijnë nga institucione, profesione e prejardhje të ndryshme, ku patën rastin të ndajnë dhe diskutojnë së bashku për atë se çfarë mund të bëhet në mbështetje dhe fuqizim të trashëgimisë kulturore kolektive dhe në interes të së ardhmes së përbashkët të vendit. Po ashtu, u shfaqën perspektiva dhe u debatua rreth aplikimeve në kontekstin e Kosovës, duke pas parasysh rëndësinë e kulturës në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit.




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024