• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Hamami i Gazi Mehmed Pashës

Është ndërtuar në vitet 1563-74, nga Gazi Mehmet Pasha, Sanxhakbej i Shkodrës, ndodhet në qendër të qytetit, hamami për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturore. Hamami është i llojit "çift hamam" që është përdorur nga të dy gjinitë në të njëjtën kohë për mbajtjen e higjienës personale. Karakterizohet me strukturën e 20 kupolave; dy më të mëdha janë mbuluar me tjegulla, kurse kupolat tjera më të vogla dhe qemerët kanë qenë të mbuluar me pllaka të plumbit. Hamami ka të gjitha hapësirat që kanë hamamet e këtij lloji (çift hamam), dhe përbëhet prej pjesës hyrëse - gardërobës (pjesa për pritje si dhe për pije), pjesës ndërlidhëse, parapërgatitja për larje dhe nyjet sanitare, pjesës qendrore ku bëhej larja, djersitja, dëfrimi si dhe pjesës së kaldajës që gjendet në pjesën jugore të objektit. Hamami është i veçantë në aspektin arkitektural dhe kulturor ku janë ngërthyer traditat arkitekturale vendore me ato orientale duke i dhënë ndërtesës një pamje të veçantë dhe autoktone karakteristike për këto treva. Bazuar në vlerat historike, artistike, shkencore, shpirtërore dhe raritetit, aseti Hamami i Gazi Mehmed Pashës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

  • Komuna: Prizren
  • Koordinatat: 42.210827 20.741426
  • Data e shpalljes: 06.10.2016
  • Perimetri i asetit: 0.22 ha
  • Zona e mbrojtur:  ha

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024