• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno Nasleđe
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

Fusha e madhe dhe Tuma

Fusha e madhe dhe Tuma ndodhet në fshatin Sadovinë e Jerlive të komunës së Vitisë. Tuma ka vlera të rëndësishme në trashëgiminë kulturore të një epoke shumë domethënëse për historinë e Kosovës. Hulumtimet në ketë lokalitet i cili ndodhet në dalje të fshatit Sadovinë në anën veriore kanë filluan në vitin 2011. Në këtë vit janë identifikuar gjashtë tuma, ku vetëm njërën nga to është arritur të gërmohet. Kjo tumë rezultoi të ishte boshe (kenotafe) dhe janë gjetur vetëm disa fragmente enësh ku është arritur të rikonstruohen dy enë mjaftë të rëndësishme të gjetura në këtë tumë. Bazuar në vlerat historike, arkeologjike, shoqërore dhe shkencore, aseti Fusha e Madhe dhe Tuma në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore

  • Komuna: Viti
  • Koordinatat: 42.33552 21.29625
  • Data e shpalljes: 06.10.2016
  • Perimetri i asetit: 6.67 ha
  • Zona e mbrojtur: 15.53 ha

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024