Gjendet në qendër të Graçanicës. Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjëreshës Mari, e cila ishte ndërtuar në themelet e një bazilike të hershme krishtere të shek. VI. Restaurimi më i madh në manastir është bërë nga fundi i shek. XVI, ku të gjitha hapjet në narteksin e jashtëm janë murosur dhe janë pikturuar afreske të reja. Piktorët e famshëm nga Selaniku Mihajli dhe Evtihije i përfunduan afresket në kishën kryesore deri më 1321, prej të cilave Cikli i Festave të Mëdha, Mundimet dhe Mrekullitë e Krishtit janë më të njohurat. Enterieri i manastirit është i pasur me afreske. Manastiri i Graçanicës është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore në mbrojte të UNESCO-s. Bazuar në vlerat historike, artistike, shoqërore, shpirtërore, aseti Manastiri i Graçanicës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshillit i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024