Kulla e Haxhi Zekës në Leshan të Pejës është ndërtuar nga rilindësi i shquar Haxhi Zeka në gjysmën e dytë të shekullit XIX, dhe ka shërbyer për nevoja familjare. Kulla ka dy kate (P+2) ku gërshetohen elementet e arkitekturës qytetare me atë fshatare. Kjo sintezë e elementeve arkitektonike vërehet si në eksterier, ashtu edhe në enterier të objektit. Kulla i takon variantit të kullave me dyshekllëk të gurit që del nga muri perimetral në formë anëcaku dhe atë në qoshk të pjesës juglindore. Karakteristikë e këtij ndërtimi është ballkoni që del nga muri perimetral i fasadës jugore dhe atë në katin e tretë. Në enterierin e kullës janë të ruajtura edhe elemente dekorative, si tavani zbukurues nga druri i gdhendur nga mjeshtër shqiptar me përvojë. Materiale bazë në ndërtimin e objekti janë përdorur tulla, gurë, dru, të lidhura me llaç gëlqereje. Përgjatë viteve kulla ka pasur disa transformime, restaurimi i kullës është bërë në vitin 2009. Bazuar në vlerat Historike, arkitekturale, artistike dhe shpirtërore aseti, Kulla e Haxhi Zekës në Leshan në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024