Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II gjendet në bërthamën e qytetit të vjetër të Prishtinës. Mbishkrimi i shkruar në alfabetin arab në gjashtë rreshta i cili ndodhet mbi portalin e hyrjes si datë e saktë të ndërtimit jep vitin 1461. Bazuar në monumentin, konstruksionin, mënyrën e ndërtimit dhe elementet dekorative radhitet ndër objektet më të rëndësishme të arkitekturës islame në Evropën Juglindore. Në oborrin e xhamisë gjendet edhe një shatërvan i ndërtuar në vitin 1996. Është ndërtuar me gurë të gdhendur ranorë të ngjyrës së verdhë. Muret nga ana e brendshme janë veshur me tulla të lidhura dhe të suvatuara me llaç gëlqereje. Trashësia e mureve arrin 180 cm. Bazuar në vlerat historike, shoqërore, shpirtërore dhe artistike aseti Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II në vitin 2016 është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024