Fortesa e Veletinit ndodhet rreth pesë km në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 km në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc që është një ‘ishull’ në kuadër të Komunës së Prishtinës, ndonëse fizikisht nuk bënë pjesë në të. Kalaja apo qyteza minerare e Veletinit përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Si një lokalitet shumështresor, Veletini është njëra nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike me karakter arkeometalurgjik minerar në vendin tonë dhe në rajon. Lokaliteti arkeologjik shumështresor i Veletinit është i veçantë si në aspektin arkeologjik ashtu dhe në atë të trashëgimisë industriale. Lokacioni ku shtrihet ky lokalitet arkeologjik është një peizazh i veçantë. Kjo trevë e njohur me karakter xehetar, minerar ka qenë pjesë përbërëse e Municipium Ulpiana. Bazuar në vlerat historike, arkeologjike dhe shkencore, aseti Kalaja e Veletinit me minierat antike në vitin 2016 është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024