28.10.2025
Trashëgimia kulturore e luajtshme nënkupton artefaktet arkeologjike, objektet etnografike dhe të kultit, veprat e artit, dorëshkrimet, veprat dhe koleksionet me vlerë kulturore, historike, artistike, arkeologjike, etnologjike, shkencore ose dokumentare, me rëndësi për historinë e shkencës dhe teknologjisë.
Këto objekte përbëjnë dëshmi të rëndësishme të së kaluarës dhe të zhvillimit të shoqërisë, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës, identitetit dhe vlerave kulturore.