Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mori pjesë në aktivitetin “Next Generation” në Tropojë, i cili mblodhi krijues të rinj nga Shqipëria dhe Kosova në një hapësirë të përbashkët ku arti, kultura dhe idetë inovative u ndërthurën për të menduar dhe ndërtuar të ardhmen.
Një nga panelet në kuadër të këtij aktiviteti i ishte dedikuar Trashëgimisë Kulturore dhe bashkëpunimit rajonal, ku morën pjesë Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, GIZ Albania, CHWB Shqipëri dhe Kosovë. Qëllimi i diskutimit ishte roli i të rinjve në mbrojtjen, dokumentimin dhe rivitalizimin e trashëgimisë, si dhe praktikat e restaurimit, programet edukative dhe ndikimi i trashëgimisë në zhvillimin lokal.
Në këtë panel diskutimi përfaqësuesja e KKTK, Argjenda Kojqini prezantoi angazhimin e institucionit rreth trashëgimisë vernakulare, me fokus të veçantë tek kullat në Rrafshin e Dukagjinit dhe potencialin e bashkëpunimit ndërkufitar për krijimin e një shtegu kulturor. Gjithashtu, përgjatë këtij aktiviteti u prezantua puna shumëvjeçare e KKTK-sënnë projekte vendore dhe ndërkombëtare, ku të rinjtë kanë qenë vazhdimisht përfitues, ashtu si dhe kontribues të rëndësishëm.