Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore miratoi shpalljen e trembëdhjetë (13) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sport

Në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, znj.Zanita Halimi, anëtarët e Bordit me votim miratuan propozimet për shpallje në mbrojtje të përhershme të këtyre aseteve të trashëgimisë kulturore:
1. Shtëpia Muze e Ukshin Hotit, Krushë e Madhe, Rahovec, nr.unik TKRKS1A050,
2. Kulla e Rexhë Gashit, Abri e Poshtme, Komuna e Skenderaj nr.unik TKRKS1A051,
3. Xhamia e Trepçës, Komuna e Mitrovicës, nr.unik TKRKS1A052,
4. Qendra Historike e Prizrenit, Peizazh Kulturor, nr.unik TKRKS1A053,
5. Ambulanta e Vjetër – Shtëpia e Xhafer Devës, Mitrovicë, nr.unik TKRKS1A054,
6.Hamami i Qytetit, Mitrovicë nr.unik TKRKS1A055,
7. Kulla e Astrit Tahsum Kryeziut, Gjakovë nr.unik TKRKS1A056,
8. Kulla e Hysni Koshit, Gjakovë nr. unik TKRKS1A057,
9. Kisha Katolike Shën Antoni, Komuna e Gjakovës nr.unik TKRKS1A058,
10. Shtëpia e Mazllum Zherkës, Komuna e Gjakovës, nr.unik TKRKS1A059,
11. Kulla e Ali Gecit, Llukë e Ulët, Komuna e Deçanit, nr. unik TKRKS1A060,
12. Bajrakli Xhamia, Pejë, nr.unik TKRKS1A061 dhe
13. Bazilika Shën Pjetri, Mitrovicë, nr.unik TKRKS2A011, nga trashëgimia arkeologjike.
Pra, dymbëdhjetë (12) asete në mbrojtje të përhershme nga kategoria e trashëgimisë kulturore arkitekturale dhe një (1) i trashëgimisë kulturore arkeologjike.
Me këto shkon në 72, numri i aseteve të trashëgimisë kulturore që gëzojnë statusin e Mbrojtjes së Përhershme në Republikën e Kosovës.