Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot më datë 16.02.2024, miratoi shpalljen e njëmbëdhjetë (11) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme nga propozimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Bordi i KKTK-së në mbledhjen e sotme festive votoi për aprovimin e këtyre 11 aseteve të trashëgimisë kulturore:
Arkeologji
– Tuma ilire Shpenadi,
– Tuma ilire Gjinoc,
– Vendbanimi shumështresor Topanicë,
– Vendbanimi parahistorik i Hisarit, dhe
Asete të trashëgimisë kulturore arkitekturale:
– Muzeu Arkeologjik dhe Sahat Kulla,
– Shtëpia e familjes Pomaku,
– Kroi i Beledijes,
– Shtëpia e Adem Aga Gjonit,
– Shtëpia e Zekerija Sokolit,
– Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër Beledije dhe
– Kompleksi i Sarajit të Vjetër.
Aktualisht, statusin e Mbrojtjes së Përhershme të Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Kosovës e gëzojnë 83 asete të kategorisë arkitekturale, arkeologjike dhe disa peizazhe kulturore.
Në këtë 16-vjetor të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, theksojmë se ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe promovimi i saj në funksion të mirëqenies së komunitetit është synim institucional.
Gëzuar Dita e Pavarësisë Kosovë!