Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “Livable Cities: Cities, Culture, People & Place”, e organizuar nga Instituto Universitário de Lisboa, Artan Krasniqi dhe Kreshnik Bajraktari nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore kanë prezantuar punimin “Migrants as Activists in Maintaining the Cultural Landscape: A Case Study of Kosovo”.
Punimi i përbashkët i Zanita Halimit, Artan Krasniqit dhe Kreshnik Bajraktarit trajton rolin e diasporës së Kosovës në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Shembujt e trajtuar në punim dëshmojnë se diaspora e Kosovës kontribuon jo vetëm në mirëqenien e familjeve të tyre dhe në zhvillimin ekonomik përgjithsësisht përmes remitencave, por ka një rol aktiv si aktivistë në përmirësimin e jetës së përditshme në Kosovë.
Kontributi i tyre përfshin investimin në asete të trashëgimisë kulturore materiale dhe rivitalizimin e hapësirave përreth tyre, investimin në promovimin e trashëgimisë shpirtërore, sikurse edhe në rivitalizimin e hapësirave të përbashkëta rekreative e sportive.
Konferenca është mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, nga data 9-11 korrik 2025.