Historiku

MANDATI

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore – KKTK është agjenci e pavarur e themeluar në përputhje me nenin 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të Ligjit Nr. 02/L-88 Për Trashëgimi Kulturore.

Detyrat dhe përgjegjësitë e KKTK-së në bazë të Ligjit Nr. 02/L-88 Për Trashëgimi Kulturore, Ligjit Nr. 03/L-039 Për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Ligjit Nr. 04/L-066 Për Qendrën Historike të Prizrenit janë:

  • Rishikimi, adaptim ose refuzimi i trashëgimisë kulturore të propozuar nga MKRS-së për shpallje në mbrojtje të përhershme
  • Vlerësimi i projektet të trashëgimisë kulturore të parashtruara nga institucionet e fushave përkatëse
  • Krijimi i komisioneve të pavarura për vlerësimin e trashëgimisë kulturore në rastet e shit – blerjeve, shpronësimeve dhe kompensime të tjera financiare
  • Identifikimi i masave të domosdoshme tё mbështetjes financiare pёr trashëgimi kulturore
  • Rivlerësimi apo rishikimi i Qendrës se Mbrojtur Historike të Prizrenit
  • Bashkëpunimi më Këshillin Zbatues dhe Monitorues në lidhje më trashëgiminë kulturore dhe fetare sipas Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura
  • Etj.