Kalendari
Kontakt
@Webmail
White Mode Logo Dark Mode Logo
    • Ballina
    • KKTK
      • Rreth Nesh
      • Sekretariati
      • Organi Drejtues Kolegjial
      • Organogrami
    • Mbrojtja e përhershme
      • Trashëgimia Arkitekturale
      • Trashëgimia Arkeologjike
      • Trashëgimi e Luajtshme
      • Trashëgimia Shpirtërore
      • Peizazhi Kulturor
    • Publikime
      • Plani i Performancës
      • Raporti Vjetor
      • Buxheti
      • Lajme
      • Shpallje / Konkurse
      • Botime
      • Strategjia e KKTK-së
      • Strategjia Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore 2017 – 2027
      • Arkiva
    • Legjislacioni
      • Ligji për Trashëgimi Kulturore
      • Rregullore
      • Formularë
      • Memorandume bashkëpunimi
    • Harta
White Mode Logo Dark Mode Logo
  • Ballina
  • KKTK
    • Rreth Nesh
    • Sekretariati
    • Organi Drejtues Kolegjial
    • Organogrami
  • Mbrojtja e përhershme
    • Trashëgimia Arkitekturale
    • Trashëgimia Arkeologjike
    • Trashëgimi e Luajtshme
    • Trashëgimia Shpirtërore
    • Peizazhi Kulturor
  • Publikime
    • Plani i Performancës
    • Raporti Vjetor
    • Buxheti
    • Lajme
    • Shpallje / Konkurse
    • Botime
    • Strategjia e KKTK-së
    • Strategjia Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore 2017 – 2027
    • Arkiva
  • Legjislacioni
    • Ligji për Trashëgimi Kulturore
    • Rregullore
    • Formularë
    • Memorandume bashkëpunimi
  • Harta

Shpërndaje

Share on Twitter
Share on Facebook
Share by Email
Ballina
/ Locations / Kompleksi i banimit “Emin Gjiku”

Kompleksi i banimit “Emin Gjiku”

Kompleksi i banimit “Emin Gjiku”, i ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX, gjendet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, në verilindje të përfundimit të qendrës aktuale të qytetit, afër Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltan Mehmet Fatihut. Ishte pronë e familjes së njohur Gjinolli, nofka e Emin Gjinollit- Emingjik prej nga edhe e merr emrin kompleksi. Kompleksi përbëhet nga dy oborre të mëdha: oborri në hyrje me stallë dhe me një ndërtesë guri dhe oborri i brendshëm në të cilin gjendet shtëpia e familjes dhe shtëpia e mysafirëve, që aktualisht i shërbejnë Muzeut Etnologjik.

Ndërtesa e gurit, e rivendosur aty në vitin 1960, është e vetmja ndërtesë e mbetur nga Çarshia e Vjetër. Është ndërtesë njëkatëshe e mbuluar me kulm guri, dikur dyqan farkëtari. Oborret janë të rrethuara me mure të larta, 55 cm të trasha, të ndërtuara me qerpiçë dhe hatulla nga druri. Shtëpitë dhe stalla pasqyrojnë harmoni arkitekturale të proporcioneve dhe të elementeve. Gjatë periudhave të ndryshme kohore (gati dyshekullore), kompleksi ka pësuar ndryshime të shumta si pasojë e ndërrimit të funksionit. Si tërësi, Kompleksi “Emin Gjiku” mbetet një ndër shembujt më të mirë të shtëpive qytetare të fillimit të shek. XIX, është pronë e Muzeut të Kosovës. Bazuar në vlerat historike, artistike, dhe rariteti, aseti Kompleks banimi “Emin Gjiku” – Muzeu Etnologjik në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Lokacioni

Galeria

Dokumente

  • Dokumentacioni Teknik

Na ndiqni

  • Facebook
  • Instagram
  • Twitter
  • LinkedIn

Harta e faqes

  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Lajme
  • Harta
  • Kontakt

Informacion për

  • Kuvendi i Republikës së Kosovës
  • Ministria e Kulturës
  • Gazeta Zyrtare
  • Këshilli i Evropës
  • UNESCO
  • ICOMOS
  • ICCROM

Qasja në dokumente zyrtare

Personi kontaktues:

Luljeta Arifi

Tel: +383 (0) 38 200 11458

Email:
Luljeta.arifi@rks-gov.net
kktk@rks-gov.net

  • © KKTK 2025