Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot, më datë 23.05.2024 në vazhdim të procesit vlerësues, shqyrtoi dhe miratoi shpalljen e dhjetë (10) aseteve tjera të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Në mbledhjen e udhëhequr nga kryetarja, Zanita Halimi, anëtarët e Bordit me votim unanim miratuan propozimet për asetet e propozuara nga institucionet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Asetet e trashëgimisë kulturore që i shtohen listës në mbrojtje të përhershme janë:
1. Kulla e Pashk Karadakut
2. Shtëpi banimi e Musli Hoxha
3. Shkolla e parë shqipe – Prishtinë
4. Minarja e Xhamisë së Cërnicës
5. Mulliri i Ndue Sopit – Binçë
6. Xhamia në Meshinë
7. Kulla e Pjetër Prenk Palaj
8. Shkolla e vjetër e fshatit Mushnikovë
9. Gërmadhat e Namazgjahut – Buzez
10. Kompleksi i Xhamisë së Gazi Mehmet Pashës