• KKTK - Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
  • SKKN - Savet Kosova za Kulturno NasleÄ‘e
  • KCCH - Kosova Council for the Cultural Heritage

KKTK përmbylli një vit të suksesshëm pune, të mbështetur me arritjen e shumicës së objektivave institucionale

Data e publikimit: 03.01.2024

Në mbledhjen e fundit që mbajti, Bordi i KKTK për këtë vit, sot më 29.12. 2023, u bë një rikapitullim i punës, aktiviteteve dhe sfidave institucionale. Me këtë rast me theks të veçantë duhet përmendur se gjatë vitit 2023, pas procesit të vlerësimit u shpallën në mbrojtje të përhershme 44 asete të trashëgimisë kulturore. Shumica e këtyre aseteve të kategorisë së trashëgimisë arkitekturale, kryesisht monumente, por edhe asete të arkeologjisë dhe peizazhe kulturore. Me këto është përmbyllur një cikël i propozimeve me numrin e përgjithshëm të aseteve në mbrojtje të përhershme në 72. Derisa së fundmi, KKTK ka pranuar edhe 52 propozime, dosje të tjera për procesin e mbrojtjes së përhershme nga institucionet e MKRS-së. Pastaj gjatë këtij viti, KKTK zhvilloi projektin Fulbright Specialist Program me ekspertin Teng Chamchumrus, strateg i shkencave të aplikuara, i cili ofroi ekspertizën e tij për zhvillimin strategjik dhe planifikimin e zbatimin e iniciativave institucionale. Po ashtu, rezultatet e bashkëpunimit institucional me World Heritage USA (US NC ICOMOS) International Exchange Program. Znj. Brannon Smithwick e përzgjedhur në këtë program pas përfundimit të praktikës profesionale 12 javëshe në KKTK kontribuoje për vlerësimin e Qendrës Historike të Prizrenit. Punëtoria dhe prezantimi i Raportit "Vlerësimi i aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme të shpallura në vitin 2016". Po ashtu, mbajtja e punëtorive për draftimin rregulloreve të brendshme të KKTK (Rregullorja e Punës dhe për Vlerësimit të TK) dhe shumë pjesëmarrje e aktiviteve tjera. Me këtë rast, KKTK duke i faleminderuar për bashkëpunimin e frytshëm të gjitha institucionet e fushës së trashëgimisë kulturore dhe partnerët vendorë e të jashtëm, Ju uron një vit të mbarë dhe të përmbushur me arritje e suksese të reja! Gëzuar 2024




Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore © 2024